VIDEO/ Qazim Laçi shënon supergol në Turqi, mesfushori shqiptar po shkëlqen si kurrë më parë

Qazim Laçi po shkëlqen si kurrë më parë në Turqi. Mesfushori shqiptar po përjeton formën më të mirë të karrierës, teksa këtë sezon po regjistron statistika për t’u duartrokitur. Futbollisti i Rizesporit ka tundur rrjetën në përballjen e sotme kundër Gaziantepit.

Ai u gjend në hyrje të zonës kur shoku i tij i skuadrës i pasoi topin nga goditja e këndit. Laçi goditi menjëherë, duke shënuar një supergol. Rizespori në fund fitoi me shifrat 2-1, teksa lojtari kuqezi ishte vendimtar në këto 3 pikë të fituara. Deri më tani Qazim Laçi numëron 6 gola të shënuar dhe 7 asiste të dhënë me fanellën e Rizesporit përgjatë këtij sezoni./Sport Ekspres/