Klubi i Ballkanit do të bëhet me kompleks stportiv të ri dhe me kushte më se moderne. Ekipi aktualisht kryeson IPKO Superligën, ku edhe synon të rrëmbejë titullin kampion në përfundim të këtij sezoni. Por infrastruktura është një element tepër i rëndësishëm në futboll dhe këtë gjë skuadra nga Suhareka duket se e di mjaft mirë.
Presidenti i klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi, ka shpërndarë edhe projektin që ka vendosur të vërë në jetë sa i pëkte qendrës së re stërvitore. Pjesë e planit janë stadiumi me parametrat e duhur europianë, fusha stërvitore si dhe parkimi përreth stadiumit. Një projekt për t’u duartrokitur ky, që në fund duhet festuar me sa më tepër trofe nga ana e futbollistëve të ekipit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/