Jemi në mesjavën e Champions League-s, por vëmendja më e madhe ka qenë e përqendruar në Londër. Arsenali dhe Manchester City janë përballur me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme, duke dhuruar emocione mjaft të forta për tifozët. Madje duke lënë në hije edhe ndeshjet e Champions-it. Niveli i shfaqur në fushë ka qenë mjaft i lartë, duke shpërblyer çdo sekondë që tifozët kanë shpenzuar për ta parë këtë sfidë.
Ndeshja përfundoi me fitoren 1-3 të Manchester City-t, që tronditi Arsenalin në shtëpi dhe i rrëmbeu vendin e parë në tabelën e renditjes. Goli i parë u shënua në minutën e 24-t nga De Bruyne, ndërsa tre minuta përpara se të përfundonte koha e rregullt e pjesës ssë parë, Saka shndërron në gol një 11 metërshi për “topçinjtë”.
Por “qytetarët” u kundërpërgjigjën në pjesën e dytë të përballjes. Jack Grealish i jep epërsinë City-t dhe ndez festën me tifozët. Ndërkohë vend për festë pati edhe për Halaand-in. Sulmuesi norvegjez tundi rrjetën e Arsenalit për të vulosur përfundimist fatin e këtij takimi. Ekipi i Guardiolës ka marrë tre pikë mjaft të vlefshme, pasi tashmë kreu i Premier Leagues i përket atij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GREALISH!! THAT WAS UNEXPECTED LOL!! what a play tho from Haaland to Gundogan to Grealishpic.twitter.com/cbt5ReEaFu
— Dr Yash ? (@YashRMFC) February 15, 2023