Onana ishte portieri që bëri jehonë sezonin e shkuar, teksa shkëlqeu mes shtyllave me fanellën e Interit. Gardiani kamerunas vendosi të transferohen te Manchester United-i, por kjo aventurë e re nuk po i shkon si duhet. Ndeshjen e tij të parë e nisi me një gol të pësuar nga mesfusha, ndërsa sot është kthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Manchester United-i është duke luajtur kundër Bayern-it, që golin e parë e gjeti edhe falë Onanës. Topi i goditur nga jashtë zone kalon fare pranë duarve të portierit të “djajve të kuq”, i cili për çudi nuk i zgjat krahët e tij për të pritur sferën. Topi hyn në rrjetë dhe bavarezët nisën festën e tyre legjitime. Ndërkohë, Onana është bërë qesharak në sytë e tifozëve për mënyrën se si e pësoi atë gol, duke u kthyer në shënjestër në rrjetet sociale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
OH MY GOD ONANA
RETWEET THIS ASAP pic.twitter.com/uSVHEYT1Tf
— CF Comps (@CF_Compss) September 20, 2023