Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë sesa barazimi 1-1 me Osasunën. Madrilenët janë në të njëjtën kuotë pikësh me Barcelonën dhe nuk kanë mundur t’i kalojnë në renditje. Këtë herë përgjegjësia bie mbi Benzeman.
Sulmuesi francez kishte shansin ideal në të 80 për t’i dhënë fitoren ekipit të tij. Megjithatë goditja ishte për t’u harruar dhe duhet theksuar fakti se portieri i Osasunës e kuptoi gjithë idenë e Benzemas duke qëndruar në qendër, pa lëvizur. /Sport Ekspres/