Të premten në mbrëmje, Milani zhgënjeu tifozët e tij pasi barazoi 0-0 kundër Empolit në San Siro. Ndërkohë lëvizjet e Mike Maignan janë më të përfolurat pas asaj ndeshje. Përkatësisht, disa nga tifozët kanë filmuar portierin francez duke bërë lëvizje të pazakonta pothuajse në qendër të fushës. I
Maignan filloi të shtrihej, bëri disa ushtrime për këmbët dhe madje arriti të bëjë një rrotullim me shpinë, duke mos pasur pamjen e lojës për disa sekonda. Këto skena kanë tërhequr vëmendjen e shumëkujt dhe në fakt bëhet fjalë për ngrohjen në mënyrë që muskujt e tij të jenë gati në rast se duhet të ndërhyjë urgjentisht. /Sport Ekspres/
Mike Maignan vs Empoli.
? acmilanmatches/Ig pic.twitter.com/wqPvfSLMnN
— Universo AC Milan (@UniversoACMilan) April 8, 2023