Manchester City ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme kundër Arsenalit. “Qytetarët” kanë triumfuar me shifrat e thella 4-1, duke e bërë më interesante garën për titullin kampion. Por si të mos u mjaftonte një humbe e tillë, portieri i Manchester City-t vendos të tregohet i pamëshirshëm dhe të lëndojë edhe më tepër tifozët e Arsenalit.
Kamerat kanë filmuar Edersonin duke u tallur me tifozët e “topçinjve“ pas shënimit të golit të katërt nga Erlind Haaland-i. Braziliani u bën me gjeste mbështetësve të Arsenalit që gjendeshin në tribunën pas tij që të fshijnë lotët, ndërsa nuk mungon edhe një buzëqeshje ironike në fytyrën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ederson is an absolute menace! ??pic.twitter.com/83oIr8TbCB
— City Xtra (@City_Xtra) April 26, 2023