Manchester United është duke u ndeshur në transfertë përballë Club Brugge, ndërsa po vijon të luhet pjesa e dytë dhe rezultati është 1-1. Sikur të mos mjaftonin hallet e shumta që ka në kampionat Solskjaer, në “Europa League” duhet ta niste në disavantazh ndeshjen.
Vetëm minuta e 15 ishte kur vendasit gjetën golin e parë. Nga një aksion tërësisht të evitueshëm për Manchester United, që mund ta kalonin pa pësuar gol. Por në këtë mendim nuk ishte portieri Romero, që kërkoi të ngrohte pak muskujt duke bërë një dalje të pakuptimtë nga zona. I gjendur në vendin e gabuar dhe pasi kishte braktisur portën, vetëm mund të ndiqte me sy sesi parabola shkon në rrjetë, ndoshta duke mos kuptuar as veten për veprimin që bëri. /Sport Ekspres/
WTF was Romero thinking??
BRU 1:0 MUN#UEL pic.twitter.com/WAZy9MGUnK
— Bra Kwame Gaspar?? (@gaspar_lee007) February 20, 2020