Cristiano Ronaldo zgjodhi që të firmoste me Al Nassr pas largimit nga Manchester United. Një transferim “i çuditshëm” që merr kuptim vetëm nëse mëson për shifrat stratosferike që do të përfitojë portugezi.
Nga ana tjetër, në Arabinë Saudite po përjetohet si një festë kombëtare futbolli ardhja e një ylli si Ronaldo. Për këtë mjafton të shohim ndeshjen e djeshme me Al Ittihad dhe Al Hilal. Bëhet fjalë për dy skuadra që nuk kanë asnjë lidhje me portugezin.
Por në një moment të këtij takimi, dy tifozë u futën në fushën dhe imituan festën e famshme të Ronaldos të quajtur “Siuuu”. Për më tepër ishte edhe i gjithë stadiumi që po i ndiqte me ovacione. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
2 hinchas invadieron el campo de juego durante el partido entre Al Ittihad-Al Hilal y celebraron con el SIUUUU de CR7 ???
La multitud acompañó a los mejores invasores de todos los tiempos ???. ¡Efecto CR7! ??pic.twitter.com/Z6Zeikw8T8
— Nelson Rene (@NelsonReneOk) January 6, 2023