VIDEO/ Po bënte ende murin, te Liverpuli ka një histori qesharake të gafave nga portierët
Liverpool ka fituar ndeshjen e sotme kundër Brighton me rezultatin 2-1, duke u shkëputur kështu në krye me 11 pikë larg rivalëve të Manchester Cty-t. Nëse mbrojtja e ekipit të Klopp bëri një punë fantastike, duke sjellë madje edhe të dy golat me anë të dyshes Arnold dhe Van Dijk, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për portierët.
Ishte fillimisht Allison që bëri një gabim trashanik, pasi preku topin me dorë edhe pse e dinte fare mirë se nuk ndodhej brenda zonës së tij. Gjë e cila solli edhe daljen e tij nga fusha e lojës me karton të kuq. Megjithëatë, as portieri tjetër që zuri vendin e tj në katërkëndësh nuk bëri më mirë. Adrian pësoi një gol qesharak, teksa lojtari kundërshtar e dërgoi topin në cepin e shtyllës së djathtë, ndërsa spanjolli ishte ende duke bërë murin mbrojtës. Kështu Adrian ishte ende duke u dhënë udhëzime shokëve të skuadrës si të pozicionoheshin në murin mbrojtës, por harroi të pozicionohej vetë në portën e tij./Sport Eksres/
Alisson K?r?nt?l? ? #LIVBHA pic.twitter.com/snXxUMwkQQ
— Be?ikta?'?n Sahibi Taraftar?d?r (@Besiktas__Bizim) November 30, 2019
Ini Martin Atkinson (Orang Manchester) seperti berniat sekali mau ngejegal Liverpool Baby.
Liat pergerakkannya ke pemain BHA, padahal Atkinson udah tau Adrian lagi ngarahin kawannya untuk bagusin pagar.
Untung masih menang.
HUH!#LIVBHA pic.twitter.com/6lKQOYy0ZT— Colokbengkon! (@asrifahrizal07) November 30, 2019