Rei Manaj ka treguar edhe në ndeshjen e sotme se mund të luajë në nivelet më të larta. Sulmuesi shqiptar u aktivizua si titullar në përballjen mes Barcelonës së Koeman dhe Gironas. Goli i parë do të vinte për katalanasit nga pika e bardhë e penalltisë.
Rei Manaj ka shkuar për të marrë topin dhe të bëhej gati për ekzekutimin, por nuk është lënë nga Pique që dëshironte të tundte vetë rrjetën. Por pavarësisht se i hoqi gëzimin e golit, sulmuesi i Kombëtares arriti vetë që të shënonte në minutën e 24.
Duke nuhatur më së miri topin se ku do të shkonte, Manaj shfrytëzoi aksionin model të Barcelonës duke i bërë “tunel” portierit të Gironas. Megjithatë futbollisti kuqezi nuk kishte aspak fat pasi u largua nga fusha në minutën e 38 për shkak të një tërheqje muskulore. Manaj e kishte të pamundur që të vazhdonte duke u nxjerrë jashtë fushës nga stafi mjekësor dhe i la vendin Depayt. /Sport Ekspres/