VIDEO/ Përplasja në pankinë dhe vërshëllimat e tifozëve, Interi merr sërish vendin e parë në Seria A

Interi ka marrë sërish vendin e parë në Seria A, pas fitores me rezultatin 1-3 ndaj Napolit. Dopieta e të përhershmit Lukaku dhe realizimi i Martinez mjaftuan për ta nxjerrë të pavlefshëm golin e Milik.

Një ndeshje që zikaltrit e kanë pasur në dorë në pjesën më të madhe të lojës, ndërsa pavarësisht tentativave të ekipit të Gatuzos, nuk kishin saktësi para portës së Handanoviç. Shumë vërshëllima nga tifozët e Napolit për lojën e skuadrës së tyre, që pavarësisht se kishin përballë Interin, nuk e kishin stërmbushur stadiumin.

Gjithashtu ka pasur edhe një moment tensioni në pankinë, teksa Fabian Ruiz ka goditur topin drejt Espositos, me këtë të fundit që ka shpërthyer dhe ka marrë karton të verdhë, po ashtu si edhe trajnerin Antonio Conte. /Sport Ekspres/