Interi ka mposhtur mbrëmjen e sotme skuadrën e Fiorentinës me shifrat 0-2. Zikaltrit kanë shënuar nga një fol në secilën pjesë të lojës, duke arritur të sigurojnë tre pikë mjaft të vlefshme në kampionat. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 31-të, atëherë kur talenti Nikolo Barela dhuron një perlë nga jashtë zone dhe ndal topin pas shpinës së portierit kundërshtar.
Ndërkohë në pjesën e dytë skuadra e Kontes do të gjente përsëri rrugën e rrejtës. Këtë herë është kroati Ivan Perisiç ai që realizon golin e dytë për Interin. Kaq ka mjaftuar që zikaltrit të largohen me fitore nga kjo transfertë dhe të rrëmbejnë përkohësisht kreun e Serie A. Skuadra e drejtuar nga Konte udhëheq me një pikë më tepër se Milani, por këta të fundit numërojnë një ndeshje më pak se rivali tjetër i qytetit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Nicolo Barella, o melhor jogador da Série A Tim. https://t.co/D1KaCR39tH
— Thúlio Bastos (@thuliobastos_) February 5, 2021