VIDEO/ Për pak u kthye në hero në Gjermani, kështu Simon Simoni pësoi golin e parë te Frankfurti

Simon Simoni po vazhdon që të rritet në ekipin e dytë të Frankfurtit. Trajneri i ka besuar vendin e titullarit te U-21 portierit shqiptar, që ka të gjithë minutat në dispozicion për t’u përshtatur në futbollin gjerman.

Ish-gardiani i Dinamos e ka pësuar golin e parë në kampionat. Frankfurti luajti në transfertë me Gieben, atje ku barazoi 1-1. Paraqitja e Simonit ishte pozitive dhe në minutën e 90 mund të shndërrohej në hero. Vendasit kishin një penallti në fund, të cilën portieri shqiptar për pak arriti që ta kapte. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *