Mançester Siti është duke udhëhequr bindshëm me rezultatin 3-0 kundër Kopenhagenit. Erlind Haland mban autorësinë e dy golave të parë dhe vërteton se është një makineri e vërtetë goli në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi norvegjez shkon në kuotën e 28 golave në 22 ndeshje në këtë kompeticion, por vëmëndjen e ka marrë të gjithën Guardiola.
Arsyeja? Mënyra e festimit të spanjollit ka qenë ajo që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Me fytyrën që i ndrin nga gëzimi dhe duke fërkuar duart, Guardiola ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar golin e dytë të Erling Halandit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) October 5, 2022