Nedim Bajrami ka treuar aftësitë e tij në ndeshjen e sotme kundër Lacios. Empoli ka barazuar me rezultatin 2-2 kundër bardhekaltërve. Kryeqytetasit ishin duke udhëhequr me dy gola avantazh deri në minutën 83-të, kur mesfushori shqiptar nis aksionin e golit të toskanëve.
I gjendur mes disa fanellave të Lacios, Bajrami ia del të japë një pasim perfekt për të nxjerr në kundërsulm 2 kundër 1 ekipin e tij. Pikërisht më pas vjen edhe goli i parë i Empolit, që në fund barazoi me shifrat 2-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
N. Bajrami ?
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) January 8, 2023