VIDEO/ Pasimi “me telekomandë” nga David Luiz, Arsenali mposht Evertonin e Ancelottit

Arsenali i Artetës ka marrë një tjetër fitore në Premier League, këtë herë ndaj një kundërshtari të fortë si Evertoni. Miqtë nuk kanë pritur gjatë për të tundur rrjetën, teksa Calvert-Lewin ka shënuar që në sekondën e 50.  Por “topçinjtë” do të kërkonin të merrnin frenat e lojës në dorë që në pjesën e parë, duke përmbysur përkohësisht gjithçka. Fillimisht ishte 20-vjeçari Nketiah që barazoi shifrat në të 27-n, ndërsa 6 minuta më pas Aubameyang do të merrte një asist fantastik nga David Luiz dhe do të kalonte Arsenalin në avantazh.

Mbrojtësi brazilian dha një pasim “të telekomanduar” nga mesfusha, që do të rezultonte perfekt për sulmuesin nga Gaboni. Ndërkohë në shtesën e pjesës së parë, Richarlison prish festën e londinezëve dhe shënon të dytin për Evertonin, duke shkuar në pushimin mes pjesëve me shifra të barabarta. Me nje gol të shpejtë do të niste edhe fraksioni i dytë i lojës, por këtë herë do të ishin “topçinjtë” ata që do e dërgonin topin në rrjetë me anë të Aubameyang. Shifrat do të qendronin të njëjta deri në fund të takimit, me Arsenalin që rrëmben kështu tre pikët e radhës kundër ekipit të drejtuar nga Ancelotti./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *