Erzeni-Egnatia 2-1 Kahrimanovic 33′ p’, Nonato 38’/ Dwamena 45’+3′
Partizani-Tirana është derbi që mbërthen gjithmonë kureshtjen e tifozëve të futbollit në Shqipëri. Por përveç spektaklit të mbështetësve në tribuna, asgjë tjetër nuk kujtohet nga cilësia e lojës në fushën e blertë. Përshembull, ndeshja e mbyllur tani mes Erzenit dhe Egnatias të lë një shije keqardhje që stadiumi nuk është i tejmbushur si në derbi pasi u prodhua spektakël i vërtetë, ku vendasit fituan 2-1. Në fillim Erzeni kaloi në avantazhin e dyfishtë ku Kahrimanovic shënoi në të 33 dhe Nonato shënoi të dytin në të 38.
Askush nuk e priste që Erzeni të fitonte kaq e lehtë pasi nga ana tjetër ndodhej Dëamena, sulmuesi më në formë i Superiores. Ky i fundit arriti të ngushtonte diferencat në minutën e 45. Pjesa e dytë vazhdoi me spektaklin ku Nonatos iu anulua goli në minutën e 73 dhe Dëamenas në të 85. Në minutat e fundit Dëamena kishte edhe dy raste të pastra ku në njërin prej tyre ishte shtylla që e ndaloi, ndërsa në tjetrën portieri i Erzenit. Në të njëjtin nivel loje ishte edhe Erzeni që po kundërpërgjigje me kundërsulme teksa Nonato kishte një tjetër mundësi të artë, por Sherri i mohoi golin. Sa nga njëra portë në tjetrën, në fund fitoi futbolli. /Sport Ekspres/