VIDEO/ Partizani bën gafën e madhe me Apoloninë, fiton Tirana dhe Kastrioti i lë targën “zonës së ftohtë”

Gjatë mesditës së sotme janë zhvilluar tre ndeshjet e para të javës së 22 të Superiores. Tirana ka bindur ndaj Bylisit duke fituar në shifrat 2-0 falë golave të Behitrache dhe Ismajlgecit. Kjo fitore i bënë bardheblutë që të jenë disi më të qetë pasi vjen menjëherë pas suksesit ndaj Vllaznisë, atje ku fituan në shifrat 1-2.

Por gafën e madhe e ka bërë Partizani në transfertën ndaj Apolonisë. Ekipi i Dajës i ka shënuar të dy golat, por në fund ka dalë vetëm me një pikë. Hakaj në pjesën e parë do të shënonte autogol, ndërsa Kardozo ka barazuar në minutën e 74 të takimit.

Një pikë jetike kjo për Apoloninë, që i jep mundësinë Vllaznisë për t’u shkëputur disi nga ndjekësi më i afërt. Ndërkohë që Kastrioti ka treguar edhe njëherë se nuk do të luftojë për zonën e ftohtë në këtë edicion pasi mundi Skënderbeun në shifrat 0-1 me golin e Devid, për t’u shkëputur me 10 pikë nga Bylisi. /Sport Ekspres/

 Apolonia-Partizani 1-1 Hakaj (a.g.) 24′. Kardozo 76′

, Tirana-Bylis 2-0 Behiratche 41′, Ismajlgeci 71′

 

Skënderbeu-Kastrioti 0-1 Devid 50′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *