VIDEO/ Partizani bën Erzenin të vuajë edhe me një lojtar më pak që në minutën e 2-të, i bashkohet Tiranës në krye

Partizani ka marrë një nga fitoret më të bukura të sezonit. Ndeshja nisi në mënyrë të keqe për të kuqtë, teksa Maget u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 2-të të lojës. Kur të gjithë mendonin se Erzeni do e kishte të lehtë të merrte fitoren, kryeqytetasit bëjnë befasinë dhe tregojnë forcë karakteri për të dalë me tre pikët nga stadiumi.

Edhe pse me një lojtar më pak që nga fillimi i ndeshjes, Partizani bëri të vuajë Erzenin me tre golat e shënuar. Arinaldo Rrapaj shënon një gol mahnitës nga goditja e dënimit në minutën e fundit të pjesës së parë, duke ndezur tifozerinë e pranishme në tribuna. Ndërkohë, vetëm pak sekonda pasi kishte nisur pjesa e dytë e lojës, Da Silva dyfishon rezultatin. Për golin e tretë ka menduar Ëngjëll Hoti, i cili hyn nga stoli dhe vulos shifrat në 3-0. Partizani merr tre pikët dhe i bashkohet Tiranës në krye të tabelës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *