VIDEO/ Partizani bën detyrën e radhës, tani ngjitet menjëherë pas Tiranës

Partizani është rikthyer në rrugën e duhur, duke marrë fitoren e dytë me Sormanin për këtë vit, ndërsa ngjiten në vendin e tretë pas Tiranës. Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë mposhtur me shifrat 2-0 ekipin e Flamurtarit. Pjesa e parë do të përfundonte në barazim pa gola, ndërsa për të zhbllokuar shifrat do të mendonte sulmuesi Çinari.

Ky i fundit konverton në gol një penallti të akorduar nga gjyqtari në minutën e 62 të takimit. Për të ardhur më pas në minutën e 71, atëherë kur Lorenc Trashi tund rrjetën për herë të dytë për Partizanin. Këta të fundit ngjiten në vend të 3-të në tabelën e renditjes, me 7 pikë diferencë nga Kukësi kryesues. Ndërkohë Flamurtari vijon të vuajë këtë sezon në Superiore, ku mban vendin e fundit në klasifikim, teksa ende nuk e ka provuar shijen e fitores./Sport Ekspres/

Partizani po përballet ndaj Flamurtarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Futbollistët e drejtuar nga ana e Sormanit kërkojnë të largojnë hijet e krizës që e mbajtën gjatë pa fituar në Superiore, këtë herë për të fituar ndaj Flamurtarit, ashtu siç do të bënin ndaj Luftëtarit, për t’ia dalë pa problem në shifrat 0-3. /Sport Ekspres/

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bitri, Trashi, Telushi, Kordeiro, Ferhati, Çinari, Bardhi, Solomon

Flamurtari: Moçka, Hoxhaj, Qarri, Pjeshka, Vrapi, Nebihu, Kreshpa, Haruni, Rrapaj, Ribaj, Diamanti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *