VIDEO/ Para shumë tifozëve lëshon britmën e çlirimit! Xhulio Skuka ka ndezur “turbon” si dikur, shënon tjetër gol në Rumani dhe fiton penallti

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ky është “treni i fundit” për Xhulio Skukën dhe shqiptari po bën gjithçka për të mos e lënë që të kalojë. Sulmuesi që u thirr nga Kombëtarja dhe arriti madje edhe të shënonte, duke tentuar edhe një rroveshatë spektakolare kundër Italisë, shkroi historinë si transferimi më i shtrenjtë i dalë nga futbolli shqiptar duke kaluar te Metz.

Këto aventura jashtë Shqipërisë nuk folën aspak mirë për Skukën, që tani është pjesë e Poli Iasi në elitën e Rumanisë. 26-vjeçari është ndezur dhe në 4 ndeshjet e fundit ka arritur të shënojë 3 gola. Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën edhe sot në minutën e 20 në përballjen kundër Botoshanit që vazhdon në shifrat 2-0. Përpara shumë tifozëve dhe në një duel mbijetese, Skuka ka vrapuar pafundësisht për të shtyrë topin drejt rrjetës dhe ka lëshuar një britmë çlirimi për gjithë situatën e vështirë të kaluar. Ka ende shumë minuta nga mbyllja e ndeshjes, por me këtë fitore, Poli Iasi siguron veten në elitën e Rumanisë. Pa harruar edhe faktin se në golin e parë të Poli Iasi ishte Skuka që fitoi një penallti nga cilësia individuale e kthyer në gol nga shoku i ekipit, pra një protagonist absolut në 2 gola. /Sport Ekspres/