Flamurtari do të merrte fitoren e parë në Gjirokastër, atje ku do të fitonte me rezultatin 0-1 ndaj Luftëtarit. Kjo ishte edhe tre pikëshi i parë që vlonjatët merrnin në këtë Superiore, pas 22 javësh kampionat.
Por si u arrit deri këtu? Portieri Shpëtim Moçka tregon një video motivuese që është bërë te Flamurtari mes lojtarëve. Ata flisnin për situatën e klubit, duke vendosur theksin në faktin se klubi nuk e kishte marrë ende fitoren e parë dhe kjo gjendje nuk mund të vazhdonte gjatë.
“Çuna kemi që nga gushti që po stërvitemi dhe turp i zotit që nuk kemi ende fitoren e parë. Sot është dita për të luftuar për veten tonë. Po na q…. nëna këtu, po djersisim në stërvitje. Me halle e më probleme ne jemi të gjithë, por këtë fitore sot le ta marrim për veten tonë. Për klubin, për Flamurtarin, në rregull?”. /Sport Ekspres/