VIDEO/ “Pamje që nuk kanë nevojë për për koment”, Flamurtari publikon pamjet e penalltisë që ndezi tensionin në Vlorë

Përballja e mbrëmshme mes Flamurtarit dhe Dinamos u mbyll me tension dhe polemika. Ndeshja u vulos nga një penallti e dhënë në favor të kryeqytetasve, për të cilën në Vlorë patën shumë kontestime. Stafi i Flamurtarit dhe tifozët nuk ishin aspak dakort me vendimin e gjyqtarit, duke bërë që në fushë të hidhen sende të forta dhe në tribuna të fillin koret fyese.

Klubi Flamurtari ka shpërndarë ditën e sotme momentin e 11 metërshit të akorduar në ndeshjen e djeshme. Në të shihen me lëvizje të ngadalësuara dhe me një pamje më të qartë se çfarë ka ndodhur në zonën vlonjate. “Momenti i 11 metërshit të dhënë kundër. Pamje që nuk kanë nevojë për koment“, ka shkruar klubi Flamurtari në faqen e vetë zytare në “Facebook“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *