Serie A ka ndërprerë aktivitetin deri më datë 3 prill, teksa situata e krijuar nga përhapja e virusit Covid-19 paraqitet alarmante në fqinjët përtej Adriatikut. Klubet kanë ndërprerë edhe stërvitjet, ndërsa lojtarët janë izoluar nëpër shtëpitë e tyre. Të qendruarit gjatë gjithë kohës në banesat e tyre duket diçka e vështirë për të gjithë, por futbollistët e kampionatit Italian kanë nisur të gjejnë mënyra për të mbajtur trupin e tyre në formë dhe për të kaluar kohën gjithashtu.
Sulmuesi i skuadrës së Napolit, Dries Mertens, duket se e ka gjetur zgjidhjen në karantinën e tij, teksa shpërndan një video në “Instagramin” ku shihet me një shishe vere në duar, të cilën e përdor si peshë ndërkohë që ushtron “armët” e punës, këmbët. “Këshilla ime më e madhe në jetë: pak verë është zgjidhja e shumë problemeve”, shkruan futbollisti belg, që po ndjek masat e marra nga Italia për të luftuar Koronavirusin./Sport Ekspres/
View this post on Instagram