Rei Manaj po vërteton se është në majën e karrierës së tij si futbollist. Sulmuesi shqiptar është pjesë e ekipit A të Barcelonës, ku pret me padurim debutimin në La Liga. 24-vjeçari ende nuk ka zbritur në fushë me në një ndeshje zyrtare me Barçën e për këtë arsye po përpiqet t’i tregojë Koemanit në stërvitje se meriton minuta në kampionat.
Manaj nxjerr në pah vlerat e tij në stërvitje me katalanasit, ku ka arritur të shënojë. Pasi vihet n zotërim të topit, lojari i Kombëtares sonë ka nxjerr huq Umtitin dhe në fund tund rrjetën. Manaj vazhdon formën e mirë te Barcelona dhe tashmë i mbetet gjithçka në dorë trajnerit Koeman të vendosë nëse do i japë hapësirë në fushë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?????? ??????? ???? ???? ??????? ???? ????????? ?? pic.twitter.com/NNOshfeqSo
— FCB World (@FCBW_A7) August 23, 2021