Sa shumë peripeci të kaluara për Milot Rashicën! Sulmuesi shqiptar u shndërrua nga ylli i Bundesligës në lojtarin e aq shumë kritikuar për paraqitjet e tij te Werderi. Forma e dobët u tregua edhe në ndeshjet e zhvilluara me Kosovën në përballjet e marsit.
Por kriza e golit duket se ka kaluar për futbollistin shqiptar. Në mungesë të realizimit që nga gushti i 2020, Rashica ka tundur rrjetën në përballjen ndaj Leipzig që përfundoi në shifrat 1-4. Te Werderi vendosën që t’ia jepnin penalltinë këtij futbollisti për t’u çliruar nga aspekti psikologjik dhe me shpresën se goli tjetër nuk do të vonojë po kaq gjatë. /Sport Ekspres/
Milot Rashica gets his first goal of the season from the penalty spot ?.
Hopefully more to come ?#Bundesliga | #SVWRBL | ????
pic.twitter.com/ZLIFr99Vv0— Dardanian Football (@DardanianFooty) April 10, 2021