VIDEO/ Nuk përmbahet Keidi Bare me nervat, plas stolin dhe shishen e ujit pasi e heq trajneri

Keidi Bare nuk është përmbajtur nga nervat, ndërsa Malaga është duke u ndeshur ndaj Las Palmas në transfertë. Rezultati është në shifrat 1-1 dhe mesfushori shqiptar është hequr në minutën e 61. Lojtari i Kombëtares nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin, megjithëse trajneri e ka takuar në momentin e largimit të tij. Menjëherë ka shkuar të përplas stolin dhe shishen e ujit që i është ofruar, në nerva e sipër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *