VIDEO/ Nuk ndodhte prej 8 vitesh, futbollisti shqiptar barazon rekordin fantastik me klubin e tij

Mërgim Berisha pati një ndeshje fantastike dhe të pazakontë në kampionatin austriak. Në ndeshjen Red Bull Salzburg- Rapidi Vienës, të përfunduar me rezultatin 4-2, ka asistuar në të katër golat e shënuar nga skuadra e tij.

Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur prej 8 vitesh. Lojtari i fundit që ka asistuar në 4 gola, ishte Kevin Kampl në vitin 2013 dhe më pas askush nuk kishte arritur ta përsëriste këtë rekord fantastik. Por Berisha nuk është vetëm një asistues, ai arrin të shënojë edhe shumë gola.

Këtë sezon në Bundesligën austriake, Mërgimi ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 6 herë, duke e rritur shumë vlerën e kartonit të tij. Sipas “Transfermarkt” kartoni i tij vlerësohet me 10 milionë euro, por nëse mesfushori vazhdon me këtë formë, çmimi i tij mund të rritet akoma dhe më shumë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *