VIDEO/ Nuk ndodh gjithmonë në jetë, Shqipëria del e para e grupit dhe i tregon vendin Bjellorusisë

Nuk ndodh gjithmonë në jetë që të shohësh Shqipërinë për të dalë në vendin e parë. Por kjo ka ndodhur në këtë grup të Ligës së Kombeve, atje ku kuqezinjtë e mbyllën këtë edicion me meritë si kryesues. Megjithëse bëhet fjalë për rivalë modest dhe ku Kumbëtarja ka bërë vetëm detyrën, ky tregues i suksesit është një shenjë e mirë për të ardhmen. Shqipëria ka arritur që të fitojë edhe ndaj Bjellorusisë në shifrat 3-2, por me një rezultat që nuk është tregues i lojës.

Dopieta e Cikalleshit krijoi përshtypjen se do ta kishim shumë të lehtë fitoren ndaj kundërshtarit të sotëm, në këtë finale për vendin e parë. E teksa Bjellorusia nuk po krijonte asnjë aksion, një gabim dhe shpërqëndrim në mbrojtje “dhuron” golin e parë të ngushtimit të diferencës me Skavysh. Menjëherë ishte Manaj që thelloi shifrat dhe i dërgoi në 3-1, për t’i dërguar kuqezinjtë në dhomat e zhveshjes me qetësi. Në pjesën e dytë kishte një ulje të ritmit të ndeshjes dhe një tjetër gol ka ardhur nga Ebong në minutën e 80, që vetëm sa ka tensionuar minutat e fundit. /Sport Ekspres/

Shqipëria e ka nisur përballjen kundër Bjellorusisë, në një takim që do të jetë i vlefshëm për “Ligën e Kombeve”. Bëhet fjalë për një finale të vërtetë pasi nëse kuqezinjtë do të arrijnë triumfin, atëherë do të marrin vendin e parë në Ligën e Kombeve.

Në ndeshjen e parë kundër Bjellorusisë është fituar lehtësisht në shifrat 0-2. Ndërkohë ajo që kërkohet është një triumf i detyrueshëm në shtëpi, ndërsa nuk ndodh shpeshherë që të shohim Kombëtaren në vendin e parë në grup dhe kjo i motivon më shumë kuqezinjtë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *