Ndeshja mes Empolit dhe Milanit ka dhuruar emocione të forta deri në sekondat e fundit të saj. Kuqezinjtë fituar me shifrat 1-3, ku tre prej golave të takimit janë shënuar në kohën shtesë. Ante Rebiç zhbllokoi rezultatin në minutën e 79, ndërsa në të 92-tën toskanët barazojnë rezultatin.
Ishte një gol spektakolar ai që ktheu baraspeshën dhe mban firmën e Nedim Bajramit. Mesfushori shqiptar nuk ndezi në Kombëtare, por shënon një super gol nga goditja e dënimit kundër Milanit.
Fatkeqësisht goli i tij nuk përkthehet në pikë për Empolin, pasi kuqezinjtë e Piolit tundin rrjetën edhe dy herë të tjera. Fillimisht Ballo-Toure në minutën e 94-t dhe më pas Leao në të 97-n shënojnë për Milanin dhe i japin skuadrës fitoren mbrëmjen e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
CHE GOL DI NEDIM BAJRAMI!!!!!https://t.co/or3tgMDgTd
— Football Report (@FootballReprt) October 1, 2022