Myrto Uzuni ka arritur të shënojë në përballjen e Lokomotivës së Zagrebit ndaj Slaven Belupos. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kampionatin kroat, ndërsa sulmuesi shqiptar arriti që të realizonte në minutën e 59.
Realizimin e bën të duket shumë i lehtë, madje duke mos zgjedhur që të festojë si në shumicën e rasteve kur ka arritur që të kalojë portierin. Ky gol ishte i 7 në këtë kampionat për Uzunin, por teksa e dërgonte topin në rrjetë, Shqipëria nga ana tjetër njihte rivalët për Ligën e Kombeve. Lokomotiva e Zagrebit e mundi Slaven Belupon në shifrat 3-0 dhe pas kësaj fitore mban vendin e katërt në elitën e Kroaci. /Sport Ekspres/