Nuk ka fitore sot për Kosovën. Moldavia rezulton një surprizë e pakëndshme për dardanët, duke iu hequr shijen e 3 pikëve në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve për këtë sezon të ri. Liga C nuk rezulton edhe aq e lehtë për përfaqësuesen e Kosovës, që mbrëmjen e sotme është mjaftuar me vetëm 1 barazim 1-1 kundër Moldavisë.
Edhe pse besimi i dardanëve ishte në një nivel të lartë pas asaj ecurie për t’u duartrokitur në edicionin e shkuar, sot gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet për ta. Ishte Nicolaescu ai që shtangu portierin Muriç dhe zhbllokoi rezultatin. Kosova duhet të priste deri në minutë ne 71-të për të vendosur baraspeshën, që do të vinte nga këmbët e Benjamin Kolollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/