Barcelona është duke kaluar një periudhë të vështirë, ashtu siç edhe pritej pas largimit të Lionel Mesit. Kriza e katalanasve ishte e madhe dhe shkonte përtej argjentinasit, ndërsa rezultatet nuk janë pozitive në këtë nisje të sezonit.
I vendosur para rrezikut të shkarkimit, Koeman ka dhënë konferencën më të pazakontë dhe që nuk është parë prej kohësh. Holandezi ka shkuar para gazetarëve duke lexuar një letër për të treguar kohën që i duhet dhënë skuadrës për rindërtim, besimin që duhet për talentet e rinjë dhe duke i bërë thirrje tifozëve për mbështetje.
Pasi përfundoi letra, gazetarët janë bërë gati për të nisur nga pyetjet siç ndodh zakonisht. Por kjo nuk u preferua nga Koeman që u largua menjëherë nga konferenca duke mos i dhënë asnjë mundësi të pranishmëve që ta pyesnin dhe të jepeshin më shumë përgjigje për gjithë situatën e Barcelonës. /Sport Ekspres/
? @RonaldKoeman: “We are counting on your support in these difficult times”. pic.twitter.com/80HPPM4cKs
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 22, 2021