Rikuperimi i Zlatan Ibrahimovic tërhoqi shumë vëmendje. Suedezi arriti të kapërcejë një tjetër dëmtim të rëndë në gju dhe me siguri do ta shohim sërish në fushë në moshën 42-vjeçare.
Ibrahimoviç ishte në stol në ndeshjen kundër Torinos. Megjithatë, ai nuk është ende gati për të luajtur, ndaj Stefano Pioli nuk e futi në lojë.
Zlatan luajti një rol interesant në stol. Ai ishte një ndihmës trajner dhe kamera ndiqte çdo lëvizje të tij që bënte pranë fushës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/