VIDEO/ Nuk donte ta shënonte gol? Lojtari i Real Madrid detyrohet të jap shpjegim: Më ndodh për herë të parë në karrierë

Sulmuesi i Real Madridit, Joselu, gjatë fundjavës në ndeshjen e Cadiz-it me Real Madridin bëri një gabim të jashtëzakonshëm dhe tani ka vendosur të flasë dhe të shpjegojë se çfarë ndodhi në situatën që u bë hit në rrjetet sociale.

Mbretërit arritën të fitonin në Cadiz pa ndonjë problem të madh dhe ndeshjen më të mirë këtë sezon e luajti Rodrygo, i cili shënoi dy gola dhe dha një asistim në fitoren 3-0.

Megjithatë, Rodrygo mund të kishte një asistim më shumë në llogarinë e tij, sepse në minutën e 53-të pamë një situatë të pabesueshme me Joselu.

Pas ortekut të kritikave që mori në llogarinë e tij, Joselu vendosi të flasë dhe të zgjidhë misterin dhe të shpjegojë se çfarë ndodhi saktësisht në atë minutë të 53-të dhe pse nuk e dërgoi topin në rrjetën e Cadiz-it.

“Çfarë po ndodhte, çfarë po të kalonte në kokë në atë moment? Mendoje se ishe jashtë loje?”, ka pyetur sulmuesi spanjoll El Chiringuito i Real Madridit dhe lojtari ka vendosur t’i përgjigjet.

“Unë po flisja me Rodrygo pas ndeshjes. Ai donte të driblonte portierin… Kur kuptova se do të driblonte, ndalova sepse doja që ai të shënonte. Në fund nuk ndodhi asgjë dhe dukej sikur nuk doja të shënoja unë”, tha Joselu dhe shtoi:

“Kjo situatë më ndodhi për herë të parë në jetën time. Më dukej sikur po ma jepte topin, por ai vetë më pranoi se donte të pasonte, më pas ndryshoi mendje dhe filloi të driblojë, pas së cilës i iku topi.Kjo do të jetë një anekdotë që mund ta rrëfej për vite me radhë”, tha Joselu. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *