VIDEO/ Njeriu që po vështirëson rrugën e lojtarëve shqiptarë që të luajnë për Shqipërinë: E pi kafen pa sheqer se jam sheqer vet…

Bajram Begaj është njeriu i cili po vështirëson jo pak rrugën e lojtarëve shqiptarë që të luajnë për Shqipërinë. Një kalvar i gjatë i pret këta futbollistë, për Kombëtaren A dhe për moshat tona, të cilët nuk mund ta sigurojnë dot lehtë pasaportën shqiptare pasi presidenti i Republikës së Shqipërisë dëshiron pak…protagonizëm. Është njeriu i cili nuk ka shumë peshë dhe fuqi vendimmarrëse në karrigen e tij, por në ato pak raste që diçka varet prej tij, e përdor në maksimum vetëm për të treguar se është ende President. Megjithatë përpos të gjithës kësaj, Bajram Begaj është edhe një figurë shumë karizmatike.

Në një emision të fundit në “Mirmëngjes Shqipëri”, Begaj ka treguar edhe disa sekrete nga jeta e përditshme. Përshembull, Presidenti i Republikës së Shqipërisë e pi kafen pa sheqer. Arsyeja? “Tronditëse”! “Jam sheqer vet”, thotë Begaj që duket se e pëlqen shumë vëmendjen, të çfarëdo lloji, edhe nëpërmjet disa mjeteve që nuk i shkojnë shumë për shtat për hir të moshës dhe pozitës. Por mos pirja e kafes pa sheqer për faktin se Begaj e ndien veten “sheqer” nuk është asgjë përpara mos pirjes së “Bravos së Pjeshkës”, për të njëjtën arsye…Dhe Presidenti na tregon shpeshherë se nuk ka limite, por ne shpresojmë se nuk do të arrihet kurrë deri këtu… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *