VIDEO/ Një sulmues i ri po i lind Shqipërisë në Belgjikë, Sula dhuron fitoren ndaj Standard Liege

Një sulmues i ri po i lind Shqipërisë në Belgjikë dhe bëhet fjalë për Din Sulën. Ky i fundit i ka dhuruar fitoren Ëasland Beveren ndaj Standar Liege në shifrat 2-1. Futbollisti që është pjesë e Shqipërisë U-21 është aktivizuar në fushë në minutën e 65, ndërsa kohë në minutën e 88 ka marrë petkun e heroit dhe i ka dhuruar tre pikët skuadrës.

Shumë potencial shihet tek ky futbollist, që do të kishte bërë një jehonë më të madhe, por dëmtimet e kanë penalizuar shumë në nisje të karrierës. Gjithsesi, nëse do të ketë këtë ecuri, padyshim që do të ketë shumë shkallë të ngjitura në karrierë dhe një vend në Kombëtaren e Shqipërisë. /Sport Ekspres/