VIDEO/ Një maratonë penalltish vendos çerekfinalistin, heroi Bakaj dërgon Dinamon në derbin me Partizanin

Nga njëri derbi në tjetrin. Dinamo kalon në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë dhe përballë do të ketë Partizanin e Ilir Dajës. Tirana arriti të shënonte dy gola përgjatë lojës, fillimisht me anë të Gjumsit në pjesën e parë, ndërsa në të 78-n Limaj tregohet i saktë nga 11 metrat dhe e dërgon sfidën në shtesa.

30 minutat e kohës shtesë nuk do të rezervonin më tepër gola dhe ndeshja duhet të vendoset nga “ruleta ruse“ e penalltive. Një maratonë e vërtetë 11-metrash është nevojitur për të përcaktuar fituesit, teksa portierët kanë qenë në formë të jashtëzakonshme duke u thënë disa herë “jo“ rivalëve. Megjithatë në fund ishte Bakaj ai që rezultoi më i saktë mes shtyllave, duke bërë heroin për Dinamon dhe duke e kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, ku e pret sërish një tjetër derbi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Përgjoni, Behiratçe, Toli, Totre, Limaj, Gjumsi, Seferi, Ngo

Dinamo: Bakaj, Sofranac, Imami, Isaevski, Siljanovski, Samake, Demiri, Bardhi, Skuka, Ibraimi, Çinedu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *