VIDEO/ Një lëvizje klasi që hap VAR-in, Marvin Cuni fiton penalltinë në Serinë A pas debutimit me Shqipërinë

Marvin Cuni ka debutuar me Shqipërinë në përballjen miqësore kundër Bullgarisë. Nga ana tjetër, sulmuesi ka marrë më shumë minuta edhe me ekipin e tij, Frosinonen. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 56 në fushë duke marrë vendin e Cheddira.

Vetëm 5 minuta më vonë, me një lëvizje klasi në zonë, lojtari i Kombëtares arriti të fitonte në mënyrë të zgjuar një penallti për Frosinonen e cila u shndërrua në gol nga ana e Soule. Megjithatë rezultati nuk ndryshoi deri në fundin e takimit dhe Bologna fitoi me shifrat 2-1. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *