Një dramë e vërtetë ka qenë përballja e sotme mes Arsenalit dhe Olimpiakosit, që ka zgjatur përtej 90 minutave. Anglezët arritën të fitonin në shifrat 0-1 në transfertë dhe në Greqi në ndeshjen e parë, duke krijuar përshtypjen se gjithçka do të ishte e lehtë për ta.
Por nuk rezultoi kështu, pasi ndeshja e sapo mbyllur kishte një tjetër histori për të treguar. Cisse arriti që të shënonte golin e parë në minutën e 53, duke e mbyllur rezultatin në 0-1. U kërkuan 30 minutat e shtesës dhe Aubameyang realizoi në të 113. Frymëmarrja për “topçinjtë” e cila zgjati vetëm 7 minuta. Oksigjeni do të niste të ndalej për ta në minutën e fundit, kur El Arabi ka shënuar golin e kualifikimit për Olimpiakosin. Askush nuk i besonte syve nga djemtë e Artetës, që largohen me kokën ulur për të shkuar në shtëpi. /Sport Ekspres/