“Identiteti Tirona“, kështu kanë vendosur ta quajnë kryeqytetasit programin për këtë 100 vjetor të krijimit të tyre. Një shekull histori që dhuratën më të bukur mori titullin kampion të Superiores. Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara për këtë vit jubilar të bardhebluve vjen edhe një këngë e krijuar enkas për këtë moment të veçantë dhe shenjues në historinë e klubit.
“Bardh’ e blu” quhet kënga e vënë në jetë nga Ronela Hajati dhe DJ Sardi. Tirana ka shpërndarë për të gjithë klipin e realizuar, ku gjithçka nis me fjalët e Agustin Kolës për të mbyllur me atë festim të Muçit pas golit në derbin me Partizanin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/