VIDEO/ Nga Fieri e në finalen e Champions-it, humbja e thellë i heq klubit kroat trofeun nga duart

Hajduku i Splitit U19 largohet nga stadiumi me medaljen e argjendtë. Klubi kroat zhvilloi një ecuri fantastike në Youth League, i cili është ekuivalenti i Champions League-s për 19-vjeçarët. Hajduku i Splitit U19 siguroi kualifikimin pas eliminimit të Apolonisë U19 në “play off”, ndërsa më pas ka dërguar në shtëpi ekipe si Shakhor Donetsk, Manchester City, Borussia Dortmund dhe Milan.

Kroatët u përballën në finale mbrëmjen e sotme me AZ Alkmaar-in, ku humbën me shifrat e thella 5-0. 19-vjeçarët holandezë nuk i kanë lënë asnjë shpresë bashkëmoshatarëve të Hajdukut, të cilëve u heqin mundësinë për të marrë në duart e tyre trofeun e Youth League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *