Stërvitja individuale është detyrimi parasor për të gjitha skuadrat pas mbylljes së kampionatit për shkak të përhapjes së Covid-19. Lojtarët janë shpërndarë kryesisht pranë familjeve të tyre, aty ku vijojnë edhe stërvitjen intensive në mënyre individuale. Së fundmi disa video interesante vijnë nga seancat stërvitore të ekipi të Feronikelit.
Trajneri Afrim Tovërlani së bashku me stafin kanë ngritur edhe plane stërvitore për futbollistët në mënyrë që forma e tyre fizike të jetë e mirë në rinisjen e kampionatiti. Kështu, lojtari Keith Groeneveld e gjejmë duke u stërvitur në një terren me dëborë . Albert Dabiqaj është duke u stërvitur në një terren të fortë malor ndërsa shumica tejtër e lojtarëve po shfrytëzojnë oborret e shtëpisë për stërvitje./Sport Ekspres/