VIDEO/ Në kohën dhe vendin e duhur, Indrit Tuci tund për herë të parë rrjetën këtë sezon

Lokomotiva e Zagrebit ka humbur në ndeshjen e sotme me shifrat 1-2 kundër Hajdukut të Splitit. Këta të fundit kanë befasuar vendasit me një gol në minutën e 90, duke u larguar kështu me 3 pikët nga Zagrebi. Caktas shënoi i pari në minutën e 12, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë ishte Indrit Tuci ai që solli baraspeshën.

Talenti kuqezi gjendet në kohën e duhur dhe në vendin e duhur në minutën e 56 të takimit, ku pasi portieri devijon një gjuajte në drejtim të portës, sulmuesi i Kombëtares U21 është aty për të tundur rrjetën. Ky ishte goli i parë për lojtarin 20-vjeçar për këtë sezon, ku numëron 11 paraqitje në fushën e lojës. Megjithatë Caktas ndëshkoi sërish në momentet e fundit Lokomotivën e Zagrebit, duke i hequr mundësinë e një pike skaudrës së Tucit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *