Një skenë e pabesueshme është parë në ndeshjen mes Sheffield dhe Luton në javën e 36 të kampionatit. Derbi mes skuadrave të vendit të dytë dhe të katërt shkoi për miqtë, Luton, që fitoi 1-0 falë golit të Morris në minutën e 53-të.
Ndeshja pa edhe një lëvizje josportive të kapitenit tridhjetë e pesë vjeçar të Sheffield, Billy Sharp, i cili në një duel goditi kundërshtarin në kokë, duke e rrëzuar në tokë. Duket e pabesueshme, sidomos kur shikon videon, që asnjë nga gjyqtarët nuk e pa atë që ndodhi, ndaj në vend të kartonit të kuq apo faulli, arbitri vazhdoi lojën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Last time I checked you weren’t allowed to punch anyone in football @EFL??? pic.twitter.com/VssbWYgcmB
— Jamie (@jamie_castle96) March 11, 2023