Një skenë e pabesueshme është parë në ndeshjen e kampionatit holandez mes Tëente dhe Sparta Rotterdam. Kjo ndeshje tejet emocionuese, e cila u mbyll me rezultat 3-3, u shënua nga një lëvizje skandaloze e ndihmës trajnerit të Spartës, Jeroen van Rijsdijk.
Trajneri i ekipit mik shtyu qëllimisht një lojtar të Tëente pranë vijës së lojës, për të ndalur një sulm të rrezikshëm të vendasve në fund të ndeshjes. Lëvizja e tij josportive i tërboi futbollistët e Tëentes, kështu që në stolin e miqve u krijua kaos i përgjithshëm. Në fund Rijsdijk u ndëshkua me karton të kuq. /Sport Ekspres/