Barcelona ka mposhtur mbrëmë Shakhtarin me rezultat 2-1 para tifozëve të saj në ndeshjen e javës së tretë të fazës së grupeve të Champions League dhe ukrainasit kanë lënë përshtypje shumë të mirë.
Megjithatë, një detaj ishte veçanërisht interesant sepse kamera regjistroi një nga trajnerët e Shakhtarit duke iu afruar lojtarëve të Barcelonës që nuk luajtën mbrëmë, me elemente si Gavi, Pedri, Raphinha, Frenkie de Jong dhe Robert Lewandowski.
Ai iu afrua atyre lojtarëve me letër e stilolaps në dorë dhe u kërkoi një autograf, gjë që ata pranuan ta bënin edhe pse vetë ishin të befasuar nga lëvizja e një anëtari të shtabit të Shakhtarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Pedri & Gavi signed photos for one of Shakhtar’s coaches? ?? pic.twitter.com/jzR3t7zaeg
— ??² ?? (@angrygavi) October 25, 2023