Pas një periudhe kohe në heshtje, dyshja shqiptare e Istanbulsporit ndizet sërish. Skuadra nga Stambolli ka marrë një fitore me shifrat 2-1, duke mundur kështu Tuzlasporin. Megjithatë 3 pikët marrin nuaca shqiptare, pasi goli i fitores ka ardhur pikërisht nga kombinimi i Abazajt me Rrocën.
Ish-lojtarët e Kukësit janë kthyer sërish protagonistë në fushën e lojës, teksa në minutën e 56 të takimit, Abazaj shërben një top në zonë, që shfrytëzohet nga Rroca, i cili sjellë fitoren për skuadrën e tij. Istanbulspori arrin kështu në kuotën e 51 pikëve dhe mban vendin e 6 në tabelën e renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/