Viteshe ka marrë një tjetër fitore mbrëmjen e sotme, teksa ka mposhtur me shifrat 1-3 skaudrën e Willem. Një 3 pikësh që mban meritat e talentit shqiptar, Armando Broja. “Thesari” kuqezi ka përmbysur shifrat e takimit, duke tundur rrjetën në minutën e 63-të, duke e dërguar rezultatin në 1-2.
Ndërkohë edhe goli i parë për verdhezinjtë u nis fillimisht si një krosim për të gjetur pikërisht 19-vjeçarin shqiptar në zonë, por përfundon në një gol të çmendur nga futbollisti Openda. Ndërkohë, 5 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt Vroegh shënon edhe të tretin për të vulosur gjithçka në këtë ndeshje.
Viteshe vazhdon fluturimin në “Eredivise”, ku duket se nuk ka ndërmend t’i ndahet Ajaksit. Të dyja skuadrat udhëheqin kampionatin, teksa në 7 javët e para kanë grumbulluar një numër të njëjtë pikësh, 18./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Openda 1-1 pic.twitter.com/zPZZzvFI0L
— NielsDigital (@nielsdigitl) October 31, 2020
? Broja Alert Weeks 5-6 ?
Last week was quiet, with Armando's hockey assist to a goal disallowed. But he's in amongst them again – it's 3? from 3 now. https://t.co/hYt3hp9dOw— Rohan Krishnan (@RohanKrishnan16) October 31, 2020